ForumForum  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Histori e UQK-s

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NeGjI



Male
Numri i postimeve : 466
Age : 24
Registration date : 07/06/2007

MesazhTitulli: Histori e UQK-s   Fri Jul 13, 2007 11:57 pm

ZĖRI I LIRISĖ

NGA ideja deri te lindja e “KOSOVĖS SĖ LIRĖ”

Nisma pėr tė hapur njė radiostacion tė luftės doli nga disa anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Rreth kėsaj nisme janė angazhuar, zėdhėnėsi i SHP tė UĒK-sė, Jakup Krasniqi, ndėrsa idenė e kanė pėrkrahur dhe kanė ndihmuar: Azem Syla, Hashim Thaēi, Rexhep Selimi, Ramė Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku e tė tjerė.
Lidhur me themelimin e radios, qysh mė 22 qershor tė vitit 1998, Ahmet Qeriqisė bashku me Ramė Bujėn, kanė biseduar nė fshatin Negroc me zėdhėnėsin e SHP tė UCK-sė, Jakup Krasniqi.
Mė 23 korrik tė vitit 1998, Nezir Myrtaj dhe Ahmet Qeriqi takuan nė Kleēkė zėdhėnėsin Jakup Krasniqi, me tė cilin biseduan lidhur me krijimin e kushteve pėr aktivizimin sa mė tė shpejtė tė mediumeve informative tė SHP tė UĒK-sė.
Angazhimi rreth hapjes sė radios ėshtė ndėrprerė me rastin e ofensivave serbe tė korrikut dhe gushtit tė vitit 1998.
Nė fillim tė tetorit tė vitit 1998 Ahmet Qeriqi u konsultua me Shaban Shalėn, pėrfaqėsues i Drejtorisė Informative tė SHP tė UĒK-sė, dhe tė dy angazhohen pėr tė sjellė teknikėn e shtypshkronjės nė Rrafshnaltė, meqė ishin krijuar kushte pėr nxjerrjen e njė informatori ditor. Pajisjet teknike tė shtypshkronjės asokohe ndodheshin nė Krasmiroc tė Drenicės.
Teknikėn transmetuese tė Radios, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė ia dhuroi pronari i radios Zėrit i Kumanovės, kėngėtari, Ismet Behxheti.
Angazhimin rreth mbartjes ilegale tė transmetuesit 250 wat, miksetės dhe pajisjeve pėrcjellėse, pas peripecive disa mujore nga kumanova i kanė sjellė nė selinė e SHP tė UĒK-sė nė Divjakė, ushtarėt: Mentor Hoxha, Basri Beka, Shaqir Shaqiri, Islam Berisha Bajram Jashari, Bekim Haxhiu e tė tjerė. Teknika transmetuese fillimisht ka qenė vendosur nė malet e Qyqavisė e prej andej u bart nė Fshatin e Ri, nė Rrafshnaltėn e Berishės.
Nė nėntor tė vitit 1998, bėhen pėrpjekjet e para pėr tė vendosur antenėn nė Fshatin e Ri dhe pėr tė filluar transmetimi mė 28 nėntor tė vitit 1998. Pėr shkaqe objektive u shty data e fillimit tė hapjes. Nė pėrpjekjen e parė pėr ta vendosur antenėn, nė Fshatin e Ri, Blerim Peja ka qėndruar sė bashku me Xhevdet Gashin mė 25 e 26 nėntor 1998, me ē rast kanė biseduar me komandant Musa Jasharin pėr vendosjen e antenės sė Radios.
Nė dhjetor tė vitit 1998, Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė vendos tė themelojė radion e cila do tė quhet “Kosova e lirė” dhe Agjencinė e lajmeve “Kosovapres”, dy institucione informative tė UĒK-sė. Pėrgjegjės pėr radio u caktua, Ahmet Qeriqi, ndėrsa pėr agjencinė, Berat Luzha.
Gjatė muajit dhjetor, nė Krojmir vijnė edhe kuadro tė tjerė tė cilėt do tė punonin nė radio dhe nė agjenci. Fillimisht vjen nga Prishtina, Isė Krasniqi, i plagosur nė luftė, muaj mė parė, i cili pėr njė kohė ishte shėruar nė Prishtinė. Nė koordinimin e punėve nga Hilmi Ramadani, vjen edhe Nusret Pllana. Ai, fillimisht ishte caktuar tė punonte nė Drejtorinė e Ekonomisė dhe tė Financave, mirėpo duke qenė se kishte aftėsi organizative dhe kishte zhvilluar aktivitet paraprak nė shoqėritė kulturore, vendoset qė Nusreti t`i bashkėngjitej stafit tė Radios dhe tė Agjencisė. Kishte zė tė pėrshtatshėm pėr folės, lexonte pa gabime, me timbėr tė theksuar militant, qė i pėrgjigjej konceptit tė radios sė luftės. Zėri dhe aktiviteti i tij i pėrkushtuar ndihmuan shumė pėr fillimin serioz tė punės sidomos nė Radio.
Kishte ardhur nga Gjermania ishte inkuadruar nė radhėt e UĒK-sė edhe Martin Ēuni, i cili asokohe ishte sistemuar nė Zonėn e Drenicės, por me tė mėsuar lajmin lidhur me hapjen e radiostacionit, Martini vjen nė Krojmir, ku ishte vendosur stafi i Radios dhe i Agjencisė.
Mė 1 janar tė vitit 1999, Martin Ēuni, sipas rekomandimeve nga Shtabi, vendos qė selia e Radios dhe e Agjencisė tė vendosen nė shtėpinė e Rizah Asllan Berishės, nė fshatin Berishė. Rizahu kishte pranuar qė odėn ta lironte pėr shėrbime tė radios dhe tė agjencisė.
Mė 3 janar u bėnė pėrgatitjet e funditdhe u vendos qė mė datėn 4 janar 1999, tė transmetohet emisioni i parė eksperimental provues. Ahmet Qeriqi pėrgatit informatėn e parė, e cila u emetua me rastin e hapjes sė programit.
Mė 4 janar arrijnė nga Prishtina Xhevdet Gashi, inxhinier i studios dhe transmetimit, pastaj Blerim Peja, e tė interesuar tė tjerė. Ndėrkohė u bėnė pėrgatitjet e fundit. Pėrcaktohet qė sinjal paralajmėrues tė jetė singla e komponuar nga Rauf Dhomi dhe e realizuar nga Efraim Kastrati. Singla paralajmėruese mbėrthente pėrmbajtjen e qėlluar tė tingujve autentikė tė njė radioje militante tė luftės.
Pėr fillimin e emetimit Ahmet Qeriqi dhe Martin Ēuni shkėpusin njė efekt muzikor nga kėnga “Jam Kosova e shqiptarisė”, e cila ėshtė pėrcjellė me fjalėt, “Ju flet Kosova e lirė”, tė zėruar nga folėsi i parė i Radios, Nusret Pllana.
Nė orėn 15 e 55 minuta nė Rrafshnaltė, pėrballė pllakės pėrkujtimore tė atdhetarit Rifat Berisha, ku paraprakisht ishte vendosur antena transmetuese, nė prani tė dhjetėra pjesėmarrėsve, ka filluar tė pėrhapet tingulli paralajmėrues i shoqėruar me fjalėt “Ju flet Kosova e lirė”. Emetimi ka qenė eksperimental dhe ka zgjatur 5 minuta. Veē tekstit tė prezantimit tė lajmėrimit pėr fillimin e emetimit ėshtė lexuar edhe Komunikata e SHP tė UĒK-sė, qė kishte tė bėnte me fillimin e punės nė radio dhe nė Agjenci.

Nė hapjen solemne tė radiostacionit “Kosova e lirė” kanė marrė pjesė: Jakup Krasniqi, Ramė Buja, Ahmet Qeriqi, Martin Ēuni, Nusret Pllana, Nuri Bega, Adem Grabovci, Xhevdet Gashi, Blerim Peja, Berat Luzha, Rizah Berisha, Milaim Berisha, Elez Durmishi, Isė Krasniqi, Ismet Sopi dhe disa ushtarė tė shtabit lokal tė Berishės. Nė orėn 18.00 tė 4 janarit arrin nė Krojmir edhe Nezir Myrtaj. Ishte vonuar meqė, njė ditė mė parė, policia sekrete serbe, nga prita, kishte vrarė Enver Tefik Gashin nga Shtimja, njė mik i Nezirit.

Stafi i radios dhe i agjencisė gjatė kohės sė luftės
Ekipin e parė tė gazetarėve dhe tė teknikėve tė Radios e tė Agjencisė e kanė pėrbėrė: Ahmet Qeriqi, Nezir Myrtaj, Martin Ēuni, Nusret Pllana, Isė Krasniqi Berat Luzha, Rizah Berisha, Ismet Sopi, Valdet Hoti, dhe Habib Zogaj.
Ndėrkohė janė angazhuar edhe: luftėtari Shefqet Buēaj nga Lladrovci, pastaj Ajete Zogaj nga Fshati i Ri, arsimtare, Sheqir Zeneli, profesor nga Prishtina, Qemal Aliu, gazetar i “Bujkut”, Fatmir Dugolli, operator i zėrit, Arbanė Qeriqi, absolvente e pedagogjisė e tė tjerė.
Nė fazėn e dytė tė konsolidimit ekipin e radios dhe tė agjencisė e pėrbėjnė:
Ekipin e radios: Ahmet Qeriqi, Nezir Myrtaj, Martin Ēuni, Nusret Pllana, Habib Zogaj, Fatmir Dugolli, Valdet Hoti dhe Rizah Berisha,
Ekipin e agjencisė “Kosovapres” Berat Luzha, Isė Krasniqi, Ismet Sopi, Qemal Aliu, Besnik Berisha, Metė Bytyqi, Fadil Bajraktari, ndėrsa nė cilėsinė e bashkėpunėtorit nga Prishtina Nuhi Paēarizi.
Nė zyrėn e agjencisė nė Cyrih ka punuar Skėnder Krasniqi.
Nė cilėsi tė fotoreporterit, prej 20 prillit 1999 angazhohet edhe Gazmend Elshani, nga Bainca e Drenacit (ish-Gllogoc).
Kanė prezantuar kohė pas kohe, kanė dhėnė informacione, kanė mbajtur kontakte dhe kanė ndihmuar nė mėnyra tė ndryshme:
Blerim Peja, Behxhet Krasniqi, Sheqir Zeneli, Xhevdet Gashi, Hilmi Ramadani, Selatin Qeriqi, Naim Ymeri, Vehbi Zeqiri, Nuhi Bytyēi, Abaz Zeka, Naim Bujupi, Fatmir Xhelili, Mustafė Gara, Zenel Kastrati, Nazmi Iballi, Fadil Berisha, Esat Brajshori, Hasan Gashi, Shaban Hoxha, Rauf Dhomi, Efraim Kastrati, Vijon Peja, Enver Kelmendi, Bedri Rama, Emin Olluri, Mehmet K. Berisha. Shyqri Galica, Agim Berisha, Sheremet Krasniqi, Ramadan Rizani, Heset Hamdiu Vehbi Qeriqi, etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.nexhis.piczo.com
 
Histori e UQK-s
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema te lira-
Kėrce tek: