ForumForum  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Historia e UQK-s Zazhdimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NeGjI



Male
Numri i postimeve : 466
Age : 24
Registration date : 07/06/2007

MesazhTitulli: Historia e UQK-s Zazhdimi   Fri Jul 13, 2007 11:59 pm

Bashkėpėunėtorėt dhe korrespondentėt nga zonat operative:
Zona Operative e Drenicės:

Gani Koci, Murat Musliu, Tahir Desku, Destan Bajraktari.

Zona Operative e Pashtrikut:

Besim Baraliu, Ilaz Kadolli, Xhavit Bajraktari (dėshmor i kombit), Selatin Qeriqi, Naim Imeri, Fadil Bajraktari, Ajete Zogaj, Naim Bujupi, Arbanė Qeriqi etj.

Zona Operative e Dukagjinit:

Fitnete Ramosaj, Hyrie Veliu, Faton Mehmetaj, Salih Lajēi, Ali Geci, Remzie Zeqiraj.

Zona Operative e Shalės:

Sabit Gashi.

Zona Operative e Llapit:

Ismet Cakiqi, Muharrem Mahmutaj.

Zona Operative e Neredimes:

Ruzhdi Jashari, Ali Uka, Hyrė Emini (dėshmore)

Zona Operative e Karadakut:

Ahmet Isufi, Ismet Sylejmani

Dėshmorėt dhe martirėt e rėnė prej 27 mars deri mė 2 maj tė vitit 1999 nė mbrojtje tė pozicioneve nga ku emetonte Radio-Kosova e Lirė

Nė mbrojtje tė pozicioneve tė Rrafshnaltės, tė SHP tė UĒK-sė tė instititucioneve informative tė luftės dhe tė popullatės sė zhvendosur pėrreth vend emetimit tė Radios dhe tė Agjencisė prej 1 prill deri mė 11 qershor tė vitit 1999, kanė rėnė dėshmorė:

ELBASAN JAKUP BERISHA 16-vjeēar, ėshtė vrarė nga predhat e bombave kasetė mė 27 mars tė vitit 1999, gjatė sulmit tė dy aeroplanėve bombardues MIG 21 tė armatės okupatore jugosllave, afėr selisė sė Radios.
XHAVIT KELMENDI nga Karaēica, ka rėnė dėshmor mė 1prill tė vitit 1999, nė luftė kundėr forcave ushtarake serbe nė mbrojtje tė pozicioneve te UĒK-sė nė Tėrpezė. Ka qenė pjesėtar i njėsive speciale tė SHP tė UĒK-sė.
VEZIR KOLSHI, nga fshati Baicė e Kolshit, ka rėnė dėshmor mė 1 prill 1999, nė luftė kundėr forcave serbe, nė mbrojtje tė pozicioneve tė UĒK-sė, nė Tėrpezė. Ka qenė pjesėtar i njėsive speciale tė SHP tė UĒK-sė.
MEHDI BYTYĒI nga Arllati, komandant Toge, ka rėnė dėshmor me 16 prill 1999 te Lagja e Bytyēve, nė Arllat nė mbrojtje tė pozicioneve, me rastin e pėrpjekjeve tė forcave serbe pėr tė depėrtuar nė Rrafshnaltė.
SYLEJMAN BYTYĒI nga Arllati, ka marrė plagė vdekjeprurėse nga arma armike mė 16 prill 1999, te Lagja e Bytyēve. Nga plagėt ka ndėrruar jetė pesė ditė mė vonė.
ISLAM KASTRATI, nga Kizhareka
MENTOR MORINA, nga Arllati
RAMADAN BYTYQI, nga Gjergjica
MENTOR GASHI nga Llapushniku
HALIM BAJRAKTARI, nga Ēikatova, kanė rėnė dėshmorė mė 18 prill tė vitit 1999, nė betejėn ballė pėr ballė kundėr kėmbėsorisė serbe nė pozicionet strategjike tė UĒK-sė te Gradina, mbi Grykė tė Llapushnikut.

XHAVIT BAJRAKTARI, nga fshati Studenēan i Therandės ka rėnė dėshmor me 2 maj 1999 sė bashku me Fetah Gegėn, nė fshatin Shirokė, nė pėrleshje tė drejtpėrdrejt me forcat armike. Xhaviti ka qenė reporter i Radios dhe i Agjencisė, prej shkurtit tė vitit 1999.
SHAQIR HOXHA, nga fshati Shalė ish-Sedllar, ka rėnė dėshmor nė hyrje tė Grykės sė Gashit nė Nekoc, mė 24 prill 1999.
Nė mbrojtje tė pozicioneve dhe vendit ku ka emetuar Radio-Kosova e Lirė gjatė luftės kanė qenė tė angazhuar eprorėt e komandės operative: Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Haxhi Shala, Refki Mazreku, Ajet Kastrati, Ajvaz Berisha Xhavit Sadriaj, Muharrem Sylejmani, Fadil Berisha, Agim Vrellaku, Mustafė Sopi, Faik Sopi, Daut Bajraktari, Dervish Bytyqi si dhe shumė luftėtarė tė dalluar tė Brigadės 121, Ismet Jashari-Kumanova dhe tė brigadave: 113, Mujė Krasniqi e 114 Fehmi Lladrovci. Radio Kosova e Lirė dhe Agjencia Kosovapres kanė qenė bazat mė tė mbrojtura dhe mė tė fortifikuara nė Brigadėn 121, Ismet Jashari-Kumanova.
Bashkėpunėtorė tė Radios Kosova e Lirė tė rėnė dėshmorė:

Nė periudha tė ndryshme tė luftės ēlirimtare, nė fushėn e nderit, kanė rėnė kėta bashkėpunėtorė tė Radios-Kosova e Lirė:

Xhavit Bajraktari, ka rėnė mė 2 maj 1999 nė fshatin Shirokė tė Therandės.

Hyrė Emini ka rėnė Tanushė tė Gostivarit, mė 29 korrik tė vitit 2001.

Islam Berisha ka rėnė nė Mitrovicė, mė 2003.

II


Radio-Kosova e lirė, pėrpjekje pėr mbijetesė

Emetimin e programit e ka filluar mė 4 janar tė vitit 1999, nė fshatin Berishė tė Rrafshnaltės tė Drenicės.
Mė 21 qershor tė vitit 1999, ėshtė ndėrprerė emetimi nė Berishė, ndėrsa mė 12 korrik, tė po atij viti ka rifilluar punėn nė Prishtinė, nė lagjen Bregu i Diellit ku Radio-Kosova e Lirė emeton aktualisht. Me rastin e caktimit tė statusit dhe tė ndarjes sė licencave, nė fillim tė vitit 2000, Zyra e Komisionerit tė Pėrkohshėm pėr Media, e cila asokohe drejtohej nga zyrtari i lartė i OSBE-sė, z. Simon Haselock, Radios Kosova e Lirė nuk ia ka pranuar statusin paraprak autonom, ashtu sikur iu ka pranuar disa mediumeve tė tjera qė kanė transmetuar para vendosjes sė Zyrės sė Misionit tė OSBE-sė pėr mediat, nė Kosovė.
Me rastin e rikonfirmimit tė licencave nė nėntor tė vitit 2000, Radios-Kosova e Lirė, iu ka marrė e drejta e emetimit nė valėn 101 megaherc, si dhe e drejta e posedimit tė njė frekuence ndihmėse.
Nė prill tė vitit 2001, me vendim tė ZKPM-sė Radios-Kosova e Lirė i ndalohet emetimi nė bazėn emetuese nė Berishė, ku ka transmetuar prej 4 janarit tė vitit 1999.
Aktualisht, Radio-Kosova e Lirė, transmeton 15 orė program ditor informativ, kulturor, edukativ dhe muzikor, nė valėt FM, nė frekuencė 94.2, me mbulim tė territorit tė komunės tė Prishtinės dhe tė njė pjese tė territorit tė Kosovės.
Nga njė radio qė gjatė luftės, mbulonte tėrė territorin e Kosovės, dhe ishte i vetmi medium informativ nė Kosovė, aktualisht Radio Kosova e Lirė, mbulon me dėgjueshmėri vetėm 25-30% tė territorit tė Kosovės, ndėrsa, sipas rezultateve tė anketės sė Galupit, nė vitin 2000 dhe 2001 ishte radioja mė e dėgjueshme lokale nė Kosovė. Mbėshtetur nė hulumtimet e asociacionit Indeks-Kosova dhe Galup International, nė vitin 2003 Radios Kosova e Lirė radhitej e katėrta ndėrsa nė vitin 2004, ishte radioja e tretė me besueshmėri dhe dėgjueshmėri.
Zyrtarėt e kėtyre dy asociacioneve, me rastin e shpalljes sė rezultateve, e kanė fshehur faktin se Radio-Kosova e Lirė dėgjohet vetėm nė 25-30 pėr qind tė territorit, dhe jo qind pėr qind sikur dėgjohen tri radiot e tjera tė cilat e mbulojnė me valė tėrė territorin e Kosovės.


Dėgjuesit, programi, pėrmbajtja dhe vėshtirėsitė financiare

Ruajtja dhe restaurimi i konceptit kombėtar tė programit, ka qenė dhe mbetet aktualisht prioritet i angazhimit tė stafit drejtues dhe i tė gjithė gazetarėve tė Radios-Kosova e Lirė.
Koncepti militant afirmativ me pėrmbajtje edukative kombėtare me prioritet sidomos pėr shembujt e sakrificės dhe tė heroizmit tė dėshmorėve dhe luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, bėn qė kjo radio tė dallohet nga koncepti dhe pėrmbajtja e tė gjitha radiove qė aktualisht emetojnė program nė gjuhėn shqipe, jo vetėm nė Kosovė por nė mbarė trojet etnike shqiptare.
Radio Kosova e Lirė trajton njė gamė tė gjerė temash historike dhe dokumentare tė sė kaluarės dhe tė aktualitetit duke veēuar sidomos pėrmbajtjet afirmative kulturore, identitetin e mirėfilltė tė kulturės tradicionale shqiptare, tolerancėn ndėr fetare, si dhe tema tė tjera tė veēanta me pėrmbajtje tė ndryshme tematike, informative.
Nė rrugėn e gjatė dhe tė mundimshme tė instalimit dhe tė realizimit gradual tė kėtij koncepti, Radio Kosova e Lirė, ėshtė bėrė zė i pranueshėm dhe mjaft i preferuar sidomos pėr familjet e dėshmorėve, familjet e martirėve dhe viktimave tė luftės, familjet me pjesėtarė tė zhdukur gjatė luftės sė fundit, pėr invalidėt dhe veteranėt e luftės tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr shumicėn e shqiptarėve liridashės.
Pėr konceptin programor tė Radios-Kosova e Lirė, janė tė huaja dhe tė papranueshme temat joserioze, temat qė e lėndojnė moralin autentik kombėtar, apo tema tė mediokritetit pacifist.
Dominon mendimi se Kosovės tė periudhės sė tranzicionit dhe kombit shqiptar nė pėrgjithėsi, i nevojitet njė koncept i tillė militant afirmativ. Pėrpjekjet pėr integrim kulturor mbarėkombėtar janė pėrpjekje pozitive, qė duhet tė afirmohen, qė duhet tė mbėshteten nga tė gjithė shqiptarėt liridashės dhe nga tė gjithė intelektualėt e vėrtetė tė kombit, kudo ku jetojnė dhe veprojnė. Radio Kosova e Lirė ėshtė tejet e angazhuar nė kėtė drejtim.
Pėrpjekjet tona pėr tė ndikuar nė pėrparimin e kėtij koncepti me aq sa na lejojnė mundėsitė objektive kanė qenė dhe mbeten tė kufizuara, meqė njė program tė tillė serioz militant kombėtar, nuk e pėrkrahin pėrgjegjėsit ndėrkombėtar tė mediave, nuk e mbėshtesin financiarisht as partitė politike shqiptare, as institucionet tjera tė vendit.
Pavarėsisht nga injorimi qė i ėshtė bėrė Radios Kosova e Lirė sidomos nga Zyra e Komisionerit tė Pėrkohshėm tė Mediave, me rastin e caktimit tė statusit, pavarėsisht nga mungesa e mbėshtetjes institucionale, Radion Kosova e Lirė e kanė ndihmuar dhe ende vazhdojnė ta ndihmojnė drejtuesit e disa firmave nė Kosovė, qoftė nė formė tė bashkėpunimit pėrmes kryerjes sė shėrbimeve me reklamė, qoftė me donatori pėr raste tė veēanta.
Radio Kosova e Lirė prodhon program me pėrmbajtje tematike kombėtare pėr familjet e dėshmorėve, pėr invalidėt dhe veteranėt e luftės dhe pėr dėgjuesit tė cilėt e preferojnė konceptin serioz tė programit tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.nexhis.piczo.com
 
Historia e UQK-s Zazhdimi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema te lira-
Kėrce tek: