Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Feja e Islamit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NeGjI

NeGjI


Male
Numri i postimeve : 466
Age : 31
Registration date : 07/06/2007

Feja e Islamit Empty
MesazhTitulli: Feja e Islamit   Feja e Islamit Icon_minitimeWed Jul 18, 2007 5:50 pm

Nė Islam martesa konsiderohet si njė institucion i shenjtė. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thene: "Martesa eshte Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi."

Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni tė pamartuarat (tė pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)

Qė martesa te jete e vlefshme duhet te plotesohen keto kushte:

Duhet te behet propozimi i qarte.

Duhet te behet pranimi i qarte.

Duhet te jene te pakten dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te behet e njohur ne publik (dmth te mos mbahet e fshehte).

Duhet t'i jepet nje dhurate, sado e vogel, nuses nga burri (Mehri).

Dhurata e marteses nga ana e burrit per nusen e tij eshte nje shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij per te marre persiper keto pergjegjesi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si nje ēmim per nusen apo familjen e nuses.

Eshte e DREJTA E VAJZES te marre vendimin per martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kane asnje te drejte te injorojne apo mos marrin parasysh deshiren e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nexhis.piczo.com
NeGjI

NeGjI


Male
Numri i postimeve : 466
Age : 31
Registration date : 07/06/2007

Feja e Islamit Empty
MesazhTitulli: Agjėrimi   Feja e Islamit Icon_minitimeWed Jul 18, 2007 5:52 pm

Fjala "agjėrim" do te thote "te abstenosh / tė shmangesh / apo te heqėsh dorė nga diēka". Kėshtu kur muslimanet perdorin fjalen 'agjerim' ne kontekstin e muajit te Ramazanit nenkuptohet abstenimi nga te ngrėnėt, te pirėt, si dhe nga maredheniet intime bashkeshortore nga agimi deri ne perendim te Diellit me te vetmin qellim (nijet) - per hir te Allahut.



Abu Hurairah transmeton se i Derguari i Allahut, paqja qofte mbi te, ka thene:

"Allahu thotė: "Ēdo pune qe ben biri i Ademit (dmth njeriu) eshte per veten e tij, perveē agjerimit, i cili eshte vetem per Mua. Une jap shperblimin per te." Agjerimi eshte si nje mburoje. Nese dikush agjeron, te mos perdore fjale te kota, te mos e ngreje zerin dhe te mos sillet pa mend. Nese dikush e shan ose e sulmon agjeruesin, ai le t'i pergjigjet "Une agjeroj" (2 here). Per Ate ne duart e te cilit eshte shpirti i Muhamedit, fryma/era (e keqe) e gojės e atij qe agjeron eshte me mire para Allahut ne Diten e Ringjalljes sesa era e muskut. Ai qe agjeron eshte i lumtur dy here: njehere kur e ēel agjerimin, dhe te dyten here kur Zoti i tij do te jete i kenaqur me agjerimin e tij." (Transmetoi Ahmedi, Muslimi dhe An-Nasai.)



Transmetohet nga Sahl bin Sa'ad se Profeti (paqja dhe miresia e Zotit qofshin mbi te) tha:

"Parajsa ka nje hyrje te quajtur AR-RAJAN, e cila eshte rezervuar vecanerisht per agjeruesit. Ne Diten e Gjykimit ata do thirren te kalojne ne kete hyrje e do mbyllet pas tyre e askush tjeter nuk do lejohet te hyje".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nexhis.piczo.com
NeGjI

NeGjI


Male
Numri i postimeve : 466
Age : 31
Registration date : 07/06/2007

Feja e Islamit Empty
MesazhTitulli: Dy festat me te medha te vitit jane:   Feja e Islamit Icon_minitimeWed Jul 18, 2007 5:55 pm

Festa e Fiter Bajramit (ose ndryshe e Bajramit te Madh), e cila festohet pas agjerimit te Ramazanit; dhe

Festa e Kurban Bajramit (bie ne diten e 10-te te muajit Dhul-Hixha sipas kalendarit Islam). Ky Bajram perkujton dhe nderon gatishmėrinė e Profetit Ibrahim as. pėr tė sakrifikuar birin e tij Ismailin per hir te Allahut.


Diten e Bajramit eshte mire te:

1. Ngrihesh heret ne mengjes.

2. Pastron gjithe trupin (banjo te plote).

3. Pastron dhembet.

4. Vesh rrobat me te mira qe ke (te reja ose te tjera te pastra).

5. Vendos parfum.

6. Jep sadaka Fitrin para dites se Bajramit. Pyet ne xhami sa dhe ku duhet dhene sadakaja.

7. Shkon ne vendin e faljes se Bajramit heret. Eshte sunet te shkosh ne nje rruge e kur kthehesh merr nje rruge tjeter per ne shtepi.

8. Gjate rruges per ne vendin e faljes recito keto fjale:
Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe ilallah, Uallahu Ekber, Allahu Ekber, Ue lilahil Hamd.



Si falet namazi i Bajramit?

Namazi i Bajramit ka vetem 2 rekate me 6 tekbire (ngritja e duarve duke thene Allahu Ekber (Zoti eshte me i Madhi). Namazi falet me xhemat dhe pasohet nga Hutba e Bajramit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nexhis.piczo.com
NeGjI

NeGjI


Male
Numri i postimeve : 466
Age : 31
Registration date : 07/06/2007

Feja e Islamit Empty
MesazhTitulli: Si Tė Agjėroj   Feja e Islamit Icon_minitimeWed Jul 18, 2007 5:58 pm

Obligimi Fetare

Agjerimi eshte nje nga pese shtyllat e Islamit. Eshte nje akt qe tregon bindje dhe devocion ndaj urdhrave te Allahut, qe kryhet me nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kerkuar meshiren e Allahut e keshtu t'i falen gabimet, gjynahet dhe te ruhet nga denimi i Zotit.

Agjerimi eshte shprehje e dashurise se thelle per Zotin, e bere me devocion te paster, dedikim te sinqerte per te qene sa me afer Allahut, sepse Agjerimi eshte vetem per Allahun dhe asnje tjeter.

Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte obligim per ēdo Musliman te rritur qe eshte i afte dhe pa te meta mendore.



Kur te Agjeroj?

Agjerimi ne Islam nenkupton abstenimin/shmangien nga tre nevoja fizike baze te njeriut - abstenim nga te ngrenet, te piret dhe nga marredheniet intime bashkeshortore - nga agimi (perafersisht nje ore e gjysem para se te linde Dielli) deri ne perendim te Diellit pergjate gjithe muajit te Ramazanit.



Kush perjashtohet nga Agjerimi?

Femijet nen moshen e pubertetit dhe qe ende nuk jane ne gjendje per te marre vendime.

Ata qe kane probleme mendore (qe nuk jane pergjegjes per veprimet e tyre).

(Njeriu qe ben pjese ne nje nga dy kategorite e siperpermendura perjashtohet nga detyrimi i te agjeruarit dhe nuk ka nevoje per asnje kompensim apo zevendesim.)

Ai/ajo qe eshte shume i moshuar dhe i dobet per te perballuar agjerimin. POR keta duhet t'i ofrojne ushqimin ditor te pakten nje Muslimani nevojtar (te varfer) ose t'i jape vleren e ushqimit ne dore.

Njeriu i semure, shendeti i te cilit do ndikohet rende nga agjerimi. Te tillet mund ta shtyjne agjerimin, gjate kohes qe vazhdojne te jene ne ate gjendje, dhe i plotesojne pastaj ditet qe nuk kane agjeruar: nje dite per nje dite.

Udhetari, i cili mund te ndeshet me shume veshtiresira te renda gjate rruges, mund ta nderprese perkohesisht agjerimin dhe t'i plotesoje ditet me vone: nje dite per nje dite.

Grate shtatzane dhe ato qe jane duke ushqyer femijen me gji mund te mos agjerojne, nese agjerimi ka te ngjare te rrezikoje shendetin e tyre apo te femijes. POR edhe ato duhet t'i plotesojne ditet e humbura: nje dite per nje dite.

Gruaja me menstruacione (perioda), dhe t'i plotesojne ditet e humbura me vone: nje dite per nje dite.

Nijeti ose Qellimi i Agjerimit

Nijeti ne mbajtjen e agjerimit eshte shume themelor (waxhib). Nijeti duhet bere perdite, e preferuar eshte te behet para kohes se agimit ēdo dite agjerimi ne Ramazan. Nese dikush harron ta shprehe nijetin para agimit, lejohet ta beje ate (dmth ta shprehe nijetin) para mesdites, keshtu qe agjerimi t'i quhet i vlefshem.

Fjalet me te cilat mund te shpreht nijeti jane: "Une kam bere nijet te mbaj agjerimin per sot."



Syfyri

Syfyri eshte nje ushqim i lehte para agimit. Rekomandohet te kryhet se ka begati e bekime prej Allahut, por nuk eshte themelore per agjerimin. Te ngrenet edhe te piret duhet tė ndrepritet te pakten 5 ose 10 minuta para agimit.



Iftari

Iftari, fjale e gjuhes arabe, nenkupton ēeljen / nderprerjen e agjerimit menjehere pa perendimit te Diellit. Zakonisht Muslimanet e bejne Iftarin me hurma arabije ose embelsira te tjera shoqeruar me uje, leng frutash ose qumesht.

Para se te hame Iftarin thuhet kjo dua/lutje:

"O Allah! Agjerova sot vetem per Ty dhe po e ēel agjerimin me ushqimin qe me ke bekuar Ti. Pranoje agjerimin tim."



Ēfare e prish Agjerimin?

Te kryesh me qellim te ngrenet, te piret, marrja e ilaēeve ose te piret e duhanit gjate agjerimit.

Te marresh injeksione me vlera ushqyese.

Fillimi i menstuacionit tek grate (sikur edhe ne momentin e fundit para perendimit te Diellit).

Nese ndodh ndonje nga veprimet e mesiperme agjerimi prishet dhe personi duhet t'i plotesoje ditet. POR nqs personi e prish agjerimin pse kryen marredhenie intime bashkeshortore gjate kohes qe duhet te agjeroje, ai/ajo jo vetem qe duhet te plotesojne diten por ka edhe penallti per kete veprim.



Ēfare nuk e prish Agjerimin?

Te ngrenet apo te piret pa dashje (gabimisht), duke harruar se po agjeron.

Te vjellurit pa qellim.

Gėlltitja e gjerave qe nuk mund t'i menjanosh si peshtymen, tymin e rruges, etj.

Larja e dhembeve.

Berja e banjos: nese uji gelltitet pa dashje, agjerimi nuk prishet. Por berja e gargares gjate agjerimit duhet te menjanohet.

Injeksionet qe jane vetem te karakterit medicinal e jo ushqimor.

Ne raste te veēanta, kur do ta provosh ushqimin (psh. gruaja duke gatuar) e fut pak ushqim ne goje sa per ta provuar sjihen ose per kripe psh por pa e lene ushqimin te depertoje ne fyt.

Penalltia per prishjen me dije te agjerimit

Nese dikush e prish me qellim agjerimin, gjate kohes qe duhet te agjeroje, denimi eshte qe ose te liroje nje skllav, ose te agjeroje 60 dite rresht, ose te shpenzoje per bamiresi aq sa do duhej per te ushqyer 60 persona. Nese ai qe ka vendosur te agjeroje 60 ditet e nderpret agjerimin per ēfaredo arsyer (perveē menstruacionit tek grate), duhet te filloje ciklin e 60 diteve te agjerimit nga fillimi.



Namazi i Tarauisė

Ky eshte namaz i veēante synet qe kryhet gjate muajit te Ramazanit, pas namazit te Jacise. Mund te zgjase nga 8 deri ne 20 rekate.



Leiletul-Kadr

Nje nga netet me te veēanta gjate muajit te Ramazanit eshte nata e Kadrit te ciles i kushtohet surja 97 ne Kur'an. Per nga vlera dhe rendesia ajo eshte me e mire se 1000 muaj (Kur'an, 97:3). Ne kete nate filloi shpallja e Kuranit per njerezimin. I derguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, na ka keshilluar te kerkojme kete nate ne netet tek gjate 10 neteve te fundit te Ramazanit. Kjo nate kalohet me ibadet/adhurim, kerkim faljeje dhe duke lexuar Kur'an nga shume Muslimane
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nexhis.piczo.com
NeGjI

NeGjI


Male
Numri i postimeve : 466
Age : 31
Registration date : 07/06/2007

Feja e Islamit Empty
MesazhTitulli: Ēfare eshte Ramazani (me pak fjale)   Feja e Islamit Icon_minitimeWed Jul 18, 2007 6:00 pm

Ramazani eshte nje muaj i veēante dhe teper i shenjte per me shume se 1 Miliarde Muslimane ne gjithe rruzullin tokesor;

Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes);

Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit iu shpallen / zbriten Profetit Muhamed as.

Gjate ketij muaji Muslimanet agjerojne.

Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore.

Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nexhis.piczo.com
NeGjI

NeGjI


Male
Numri i postimeve : 466
Age : 31
Registration date : 07/06/2007

Feja e Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Feja e Islamit   Feja e Islamit Icon_minitimeWed Jul 18, 2007 6:01 pm

Islam do te thote: besimi ne nje Zot dhe nenshtrim ndaj Tij; te besuarit ne urdherat e Zotit dhe ne porosite e Profetit Muhamed a.s.

Feja Islame eshte themeluar mbi dy PARIME te medha te besimit (Shehadeti):
1. Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut
2. Muhamedi a.s. eshte i derguari i Zotit si profet per tere njerezine.

SHEHADETI:

La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah. (Nuk ka zot tjeter perveē Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)

Keto fjale feja Islame i konsideron si deklarate, ne te cilen perfshihen dy parimet e para themelore te Islamit. Ai qe kete deklarate te madherishme e shpreh me goje dhe e verteton me zemer, konsiderohet se ka hyre ne Fene Islame.

PARIMET E BESIMIT ISLAM

1. Besimi vetem ne nje Zot. (Te mos besosh se ka ndonje zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguar i Zotit.)
2. Besimi ne engjejt e Zotit.
3. Besimi ne Librat e Shenjte te Zotit.
4. Besimi ne te gjithe profetet e Zotit.
5. Besimi qe nje dite do te vdesim dhe do te ringjallemi ne Diten e Gjykimit.
6. Besimi qe cdo e mire dhe e keqe krijohet sipas caktimit te Zotit.

ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA

DEKLARATA: "Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu "
"Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte robi dhe i derguari i Tij", e cila duhet te shprehet me goje nga nje person, por edhe te besohet me zemer.

Shtylla e dyte e Fese Islame eshte NAMAZI, falja e pese koheve te namazit ne dite.

ZEKATI, qe eshte "detyrim" nga pasuria, te cilin e japin vetem ata qe kane nje shume te konsiderueshme pasurie. Zekati jepet njehere ne vit, ne nje sasi prej nje te dyzeten, ose 2,5 % te pasurise.

AGJERIMI ne muajin e Ramazanit.

Kryerja e HAXHIT, per ata qe jane te shendetshem dhe qe u mjaftojne shpenzimet e udhetimit deri ne Kabe dhe per kthim ne atdheun e tyre. Keta persona Haxhin e kane detyre te domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.

MORALI NE ISLAM

Njeriu lind me shpirt te paster. Ne qofte se semuremi nga ana fizike, paraqitemi tek mjeku dhe e permiresojme shendetin me ane te ilaceve. Por gjate jetes se njeriut , ashtu sic semuret trupi, ndodh qe te semuret edhe shpirti. Ndersa per permiresimin e trupit ekzistojne shkencat mjekesore, per permiresimin e shpirtit ekziston shkenca shoqerore e moralit. Pra, MORALI sheron semundjet shpirterore. Libri i Shenjte - KUR'ANI - qe eshte burimi i besimit dhe ibadeteve, eshte gjithashtu edhe burimi i shkences se moralit. Lidhur me kete teme, Profeti yne Muhamedi a.s. ka thene: "Une jam derguar vetem per te persosur moralet e mira".

Per te arritur lumturine ne kete bote dhe tjetren, eshte e nevojshme qe te realizojme disa kushte te miresjelljes si me poshte:

1. Detyrat tona ndaj Zotit.
2. Detyrat tona ndaj vetes.
3. Detyrat tona ndaj familjes dhe farefisit.
4. Detyrat tona ndaj popullit dhe shtetit tone.
5. Detyrat tona njerezore ndaj tere njerezise.

Se fundi, po e mbyllim kete informacion te shkurter me thenien e Allahut te Madheruar marre nga Kur'ani:

"Dhe ne qofte se te pyesin roberit e Mij per Mua, Une jam afer, i pergjigjem lutjes se atij qe me lutet;

Pra le te me pergjigjen Mua dhe le te me besojne, ne menyre qe te gjejne rrugen e vertete."

Marre nga libri "ILMIHAL" -Njohuri fetare. prej Mehmet Sojmen; Botuar ne Tirane ,me 1999.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nexhis.piczo.com
NeGjI

NeGjI


Male
Numri i postimeve : 466
Age : 31
Registration date : 07/06/2007

Feja e Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Feja e Islamit   Feja e Islamit Icon_minitimeWed Jul 18, 2007 6:03 pm

Qe kėtu janė disa kaligrafi shumė shumė tė bukra mė emrin ALLAH dhe shumė foto nga xhamitė e ndryshmė tė botės!


Shkarko
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nexhis.piczo.com
Sponsored content





Feja e Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Feja e Islamit   Feja e Islamit Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Feja e Islamit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema te lira-
Kėrce tek: