Skuadra e Barcelonės ka arritur tė pėrforcojė radhėt e veta edhe me njė futbollist tjetėr pėr edicionin e ri. Bėhet fjalė pėr mbrojtėsin e Saragosės, argjentinasin Gabriel Milito, i cili do tė nėnshkruajė kontratė katėrvjeēare me klubin katalanas.
Mbrojtėsi i qendrės ėshtė pėrforcimi i katėrt i Barcelonės gjatė kėsaj vere, pas Tieri Anrisė, Erik Abidalit, dhe Jaja Tures. Pėr Militon klubi katalanas do t'i paguajė Saragosės 17 milionė euro, kurse futbollisti argjentinas do tė fitojė nga 1 milionė euro nė edicion. Nėnshkrimi i kontratės pritet tė bėhet pasi Milito tė kthehet nga Venezuela, ku ėshtė duke marrė pjesė me kombėtaren e Argjentinės nė Kupėn e Amerikės.