sulmuesi francez tieri henry ka pranuar publikisht se ka zgjedhur Barcelonen si skuadern e tij te ardhshme pas 8 sezonesh me londinezet e arsenal . "Nuk k ende nje firme pasi duhet te kaloje vizitat mjekesore , por kam zgjedhur katalanasit per 4 vitet e ardhshme " tha francezi . "Vendosa te shkoj ne nje skuader te madhe , me nje emer dhe stadium mitik , dhe per trajnerin rajkard me te cilin jam rritur " shtoi sulmuesi . Por ne nje leter te hapur drejtuar tifozeve dhe klubit ai ka sqaruar motivet e kesaj marrveshje dhe shkaqet e larguan nga "haiberi" . Kjo eshte nje nga letrat me te veshtira qe kam shkruar ndonjeher , dhe e bej per ti thene lamtumire klubit te cilin kam ne zemer . Kam kaluar 8 vjet ketu dhe kam shijuar cdo minute te saj . Ne sezonin 2005 - 2006 vendosa te lidh jeten me arsenal duke nenshkruar kontraten dhe ne konferencen e shtypit dy njerez ishin ne krahun tim , arsen venger dhe devid dein me bene te mendoje vetem per klubin ," shkruan ne letren e tij henry . " por nje vit me vone gjerat ndryshuan , zv/presidenti nuk eshte me tek arsenal dhe kjo ka shkaktuar nje pasiguri dhe destabilizim te ekipit " ndersa trajneri venger ka qene inspirimi im ne karriere , por nuk ka firmosur kontraten e re dhe mund te largohet pas 7 muajsh " shkroi ne letren publike te tabloidit " The sun " francezi Henry . ai nuk mund te rrezistonte te qendronte ne klub pa dy mbeshtetesit kryesore dhe per kete vendose te shkoje ne nje tjeter ekip te madh si Barcelona qe ishte vene prej kohesh ne gjurmet e sulmuesit por vetem tani mund te gezohet qe 24 milione eurot e kerkuara , paten efektivitet. largimi i henry pritet te sjelle nje vale largimesh tek klubi londinez pasi shume te tjere kane deklaruaru besnikeri ndaj kapitenit dhe jo arsenalit , ndersa merkatoja e varfer ofron pak per sezonin qe vjen